Fabrika tani!
Rreth kompanisë

Jemi nga të parat ndërmarrje zejtare në Kosovë

Historiku

Me përvojë dhjetë vjeçare jashtë vendit, AG PLASTIKA L.L.C në vitin 1985 vendosi që me një investim privat të importojë makineri prodhuese në Kosovë, duke u bërë e para në Kosovë e prej të parave edhe në Rajon.

 AG PLASTIKA L.L.C  është nga të parat ndërmarrje zejtare në Kosovë  që nisën prodhime plastike me makineri të përparuar të kohës! 

AG PLASTIKA L.L.C ka pasur kontratë dhe  bashkëpunim me gjigantët Trepça, Tjerrtoren e të tjera korporata të mëdha!

Ramadan Topanica

Themelues i kompanisë

Deri në  vitin 1999 AG Plastika ka pasur shume bashkëpunime me fabrika të ndryshme prodhuese, ndërkohë që në luftën  e fundit të Kosovës kur forcat serbe e dogjën të plotë me gjithë materialin brenda.

Nga 2000 ka nisur sërish me investime  në makineri te ndryshme dhe me produkte te reja nga plastika deri ne 120 gram dhe me eksruder për reciklim dhe prodhime te produkteve deri ne 30 kg/h .

Tani prodhojmë rreth 43 produkte te ndryshme te cilat shërbejnë për ndërtimtari si : nivelizues për pllaka , tiplla stiropori , tiplla te murit , kutia te rrymës , distancera , klipsa për nxemje , mbyllës për profile te metalit etj.

Ju mirëpresim  staf profesional dhe me përvojë të gjatë në prodhimin e produkteve te ndryshme si një nga bizneset e para në Kosovë të kësaj fushe.

Fabrika e djegur në vitin 1999